Prokuroria e Pejës ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj dy personave për veprën penale “Mashtrimi”, në vlerë prej 134 mijë e 761 euro.
Sipas aktakuzës, dyshohet se njëri prej tyre është paraqitur rrejshëm si mjek në specializim në një spital në Turqi dhe i ka premtuar të dëmtuarit se do t’i mundësonte kryerjen e transplantimit të veshkës. Në këtë mënyrë ka kërkuar dhe pranuar të hollat nga i dëmtuari.
Ndërsa personi tjetër ndaj të cilit është ngritur aktakuza dyshohet se e ka ndihmuar tjetrin ta mashtrojë viktimën, duke i krijuar besim të dëmtuarit se do të kryhej transplanti i veshkës.
Tutje, sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se ka përdorur në mënyrë të rreme të dhëna, dokumente dhe emra të mjekëve të një spitali në Turqi, me qëllim të krijimit të bindjes tek i dëmtuari se procedura e transplantimit do të realizohej, duke i shkaktuar atij dëm material në shumën prej 134,761.00 euro.
Gjithashtu bëhet e ditur tutje në njoftim se është edhe një tjetër person i përfshirë në këtë rast i cili sipas aktakuzës dyshohet se është paraqitur si dhurues i vëshkës por që ndaj të cilit procedura penale është veçuar.
-
Indictment against two people, suspected of usury and money laundering of 6.3 million euros
-
Indictment against two people for fictitious invoices of 18 million euros
-
Three people die in an accident in Durrës
-
Iranian man detained at Pristina Airport for presenting Belgian passport that was not his
-
An Algerian man is arrested for theft in Pristina, he was caught threatening a supermarket employee