Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj dy gjeodetëve në Prizren

aktakuze

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur të marten aktakuzë ndaj dy gjeodetëve.

Ata, sipas komunikatës së lëshuar prej kësaj prokurorie, akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Njëri prej gjeodetëve të akuzuar, i identifikuar përmes inicialeve B.S, i ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, në kundërshtim me rregullat dhe ligjet në fuqi, sipas prokurorisë në Prizren, transmeton Koha.net.

“Me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për persona të tjerë në këtë rast vëllezërit P.Gj., Gj.Gj., dhe M.Gj., nga fshati Karashëngjergj – Komuna e Prizrenit, duke shkelur të drejtat e personit tjetër bashkëpronarit Gj.Gj., në atë mënyrë që në cilësi të gjeodetit të licencuar ka bërë ndarjen e parcelave pa lejen, dokumentin dhe kërkesën e njërit bashkëpronar Gj.Gj., me ç’rast parashtron kërkesën dhe realizon regjistrimin me ndryshime të pronës në Kadastral-Map në kundërshtim me rregullativën ligjore”, shkruan në komunikatë.

Ndërsa, e akuzuara L.R., me datën 12.02.2018 në Prizren, në kohë të pacaktuar në cilësinë e personit zyrtar- gjeodete në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e saj, duke shkelur me qëllim shkel të drejtat e personit tjetër Gj.Gj. Rrjedhimisht, ajo ka vepruar në kundërshtim me rregullat ligjore të Agjencionit Kadastral të Kosovës.

Edhe Aktakuzë për dy zyrtarë të Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të autoritetit zyrtar Kronikë Aktakuzë për dy zyrtarë të Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të autoritetit zyrtar

Me këto veprime, të akuzuarit B.S., dhe L.R., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale me të cilën ngarkohen.