Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër gjashtë të pandehurve me inicialet D.Gj, D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj..
Ata akuzohen për kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.
“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit D.Gj., D.T., N.N., LJ.M., K.Gj. dhe B.Gj., gjatë muajit korrik 2022, në fshatin Kovaq, Komuna e Zubin Potokut, në bashkëpunim janë marrë me kultivimin e bimëve narkotike, në një laborator të improvizuar brenda shtëpisë të njërit nga të pandehurit, ku pas një pune intensive hetimore të policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprës penale të lartcekur, arrestimi i pandehurve, konfiskimi i sasisë narkotike, mjeteve për kultivimin e saj, si dhe pajisjeve ndihmëse”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sipas njoftimit me këto veprime të pandehurit, duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 i këtij Kodi.
-
Aktakuzë ndaj tre personave për kultivim të lëndëve narkotike
-
Nëntë të akuzuar për kultivim kanabisi në Pejë
-
Ngrihet aktakuzë ndaj 9 personave për kultivim të kanabisit në Kliqinë e Sferkë
-
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje në Suharekë
-
Arrestohen dy persona në Podujevë, policia zbulon plantacion me 201 bimë kanabis