Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur të martën aktakuzë ndaj të pandehurve N.G., B.G., A.G., B.G. dhe A.G., për kryerjen e veprave penale “vrasje e rëndë” dhe “vrasje e rëndë në tentativë”.
Të pandehurit akuzohen se kanë privuar nga jeta 23-vjeçarin F.H., më 28 prill të 2022-s, në parkingun e një lokali në Mirushë të Malishevës
Sipas Prokurorisë, N.G. dhe Y.G., akuzohen për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe Y.G., për veprën “ndihmë në kryerjen e veprave penale”.
Të pandehurit, sipas Prokurorisë Themelore, kanë privuar nga jeta viktimën, ku fillimisht e kanë goditur me mjete të forta, e më pas e ka privuar nga jeta me armë zjarri.
Të pandehurit akuzohen se në bashkëkryerje, kanë tentuar t'i vrasin edhe vëllezërit e tjerë të viktimës, duke i goditur me mjete të forta e duke shtënë me armë zjarri drejt tyre. Që nga prilli i 2022-s, N.G., A.G., B.G. dhe A.G., gjenden në masën e paraburgimit.
-
Aktakuzë ndaj tre personave për disa vepra penale në Viti
-
Aktakuzë ndaj 9 personave lidhur me vrasjen që ndodhi gushtin e kaluar në Malishevë
-
Aktakuzë të pandehurit në Gjakovë që tentoi t’i vriste tre persona
-
Ngrihet aktakuzë për vrasjen e shtatorit të kaluar në Malishevë
-
Ngrihet aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen e majit në Ferizaj