Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit A.M., për shkak të veprës penale ‘’Vrasje në tentativë’’, i cili gjendet në masën e paraburgimit që nga data 31 janar 2019.
Sipas aktakuzës, i pandehuri A.M., më 30 dhjetor 2019, rreth orës 16:20 minuta, ka tentuar që të privojë nga jeta të dëmtuarin S.J., në atë mënyrë që pranë shtëpisë së të dëmtuarit, në fshatin Cërnicë, pas një konflikti verbal, ka goditur gjashtë herë me thikë të njëjtin, në pjesën e shpinës dhe në shpatulla, duke i shkaktuar lëndime trupore.
“I dëmtuari, si pasojë e plagëve të marra fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë. Me këto veprime, i pandehuri A.M., ka kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’, nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
-
Shtatë persona përfshihen në përleshje me thika në Gjilan, dy në gjendje të rëndë
-
Kërkohet paraburgimi i një person për tentim vrasjen në Gjilan
-
Therje me thikë në oborrin e Emergjencës në Gjilan
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që kreu “vrasje të rëndë”
-
Aktakuzë për vrasje në tentativë, i pandehuri e kishte goditur disa herë me thikë viktimën