Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur aktakuzë kundër O.G., shtetase e Republikës së Turqisë, për veprat penale, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe, “Falsifikimi i dokumenteve”.
Në njoftimin për media, thuhet se e pandehura O.G., më 02.01.2017, në Gjakovë, ka vërë në lajthim organin kompetent, qendrën për Pajisje me Dokumente-Agjencinë për Regjistrim Civil, ku në dokument publik të legalizojë një çështje te pavërtetë, me qëllim të ikjes nga flet arresti ndërkombëtar.
“Ajo ka bërë ndërrimin e identitetit të saj të vërtetë, me identitet jo të vërtetë, respektivisht në F.R, me shtetësi Kosovare, lindur në Gjakovë, ku me këtë identitet arrin të pajiset me dokumente personale si letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura O.G., ka përmbushur elementet e veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 paragraf 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
E pandehura O.G., më 30.01.2017, sipas Prokurorisë, me dije e ka përdorur dokumentin publik të falsifikuar, me qëllim të ikjes nga fletë arresti ndërkombëtarë, të njëjtat dokumente i shfrytëzon si origjinal, deri sa arrestohet në Prishtinë më datë 07.11.2019,(ku ende gjendet në paraburgim) me qëllim të ekstradimit.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura ka përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 398 paragrafi 2 të KPRK-së. Prokurori rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që e pandehura O.G., të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë”, përfundon njoftimi.
-
Arrestohet një turke në aeroport, tentoi të kalonte me dokumente false
-
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht
-
Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar
-
Arrestohet një shtetas i Turqisë pasi tentoi të udhëtonte nga aeroporti me pasaportë false
-
Me dokumente false ia barti pronën e dikujt personave të tjerë, arrestohet