Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.Sh., për shkak se ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge si dhe të pandehurve Z.K. F.Sh., dhe V.Z. për “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri E.Sh. më 5 gusht 2023 në Prizren, në lokalin me inicialet “L.B”, i cili gjendet në perimetrin brenda 20 metrash, në afërsi të një shkolle, pa autorizim blen ose posedon me qëllim të shitjes, substanca narkotike dhe të njëjtën e shpërndan tek të tjerët.
“Gjatë kontrollit të pandehurit i janë gjetur 16 qese plastike me substancë të dyshuar narkotikë të llojit ‘kokainë’, ndërsa, në lokal gjatë kontrollit, janë gjetur 70 qese plastike me kokainë në peshë neto prej 29.46 gram, një dozë e substancës së njëjtë në peshë prej 0.31 gram ia kishte shpërndarë dhe dorëzuar të pandehurit Z.K. teksa gjatë kontrollit të shtëpinë së tij në fshatin Hoqa e Qytetit, i është gjetur një peshore digjitale dhe 4,050.00 euro që dyshohet se janë mjete të fituara nga shitja e substancave narkotike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sipas njoftimit E.Sh. në të njëjtën ditë në lokalin që ai e drejton, dhe përdoret si kafene për publikun, lejon dhe toleron përdorimin e narkotikëve në atë mënyrë që të pandehurve F.Sh., Z.K. dhe V.Z., në cilësinë e konsumatorëve, u lejon përdorimin e substancave narkotike si marihuanë dhe kokainë.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.
-
Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj katër personave në Prizren
-
Aktakuzë ndaj një personi, Policia e zuri duke shitur substanca narkotike
-
Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të narkotikëve
-
Prokuroria ngreh aktakuzë ndaj personit që shiste substanca narkotike nga shtëpia e tij
-
Themelorja në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë