Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë kundër 12 policëve dhe një qytetari për vepra të ndryshme penale

aktakuze

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër 12 zyrtarëve policorë, si dhe një qytetari, për vepra të ndryshme penale.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.J., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”.

I pandehuri tjetër. V.Sh., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor”, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”.

Të pandehurit: M.G., D.M., V.F., F.K., J.D dhe L.M., zyrtarë policorë, kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Të pandehurit R.S., M.K dhe V.Z., zyrtarë policor, kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

I pandehuri V.B., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”.

Edhe Aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve policorë në Prizren Kronikë Aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve policorë në Prizren

Ndërkaq sipas komunikatës së Prokurorisë, i pandehuri A.H., qytetar, ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Prokuroria ka thënë se në këtë çështje penale, është i përfshirë edhe një dëshmitar bashkëpunues.