Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Drenas kundër prostitucionit dhe trafikimit me njerëz.
Më 9 dhe 10 nëntor, policia ka bastisur dy lokale, një në Komoran dhe një në Orllat dhe janë identifikuar 12 punëtore, prej tyre tetë shtetase të Shqipërisë.
“Shtetaseve të huaja (8), ju janë konfiskuar dokumentet nga ana e Drejtorisë për Migrim dhe të huaj, për procedim të mëtutjeshëm. Vlen të ceket në njërin lokacion gjatë bastisjes është gjetur një revole e tipit Zastava e kalibrit 6.35, si dhe një karikator me tre fishek”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
“Gjatë kontrollit në veturën e njërit pronar është gjetur dhe sekuestruar një sasi e narkotike, dy qese për afërsisht 3 gr. Inspektorët komunal dhe zyrtarët e ATK-së, kanë shqiptuar gjoba lokaleve në mungesë të dokumentacioneve përkatëse, dhe janë mbyllur të dy lokalet, për parregullsi”.
Planin Operativ ka përfunduar rreth orës 01:30 të datës 10.11.2018, pa ndonjë incident.
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Aksioni për trafikim: 15 të arrestuar, mbyllen 10 qendra masazhi e nëntë lokale të muzikës live
-
Nëntë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë për mashtrim me tatime dhe derivate
-
Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë, bastisen disa lokacione
-
Operacioni ndaj trafikimit ndërkombëtar të drogës përfundon me pesë të arrestuar