Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës sot është duke zhvilluar një aksion të gjerë në gjashtë lokacione të ndara.
Dyshimet janë se disa subjekte dhe disa persona janë të përfshirë në transaksione fiktive, ku përmes këtyre transaksioneve dyshohet se kanë bërë shmangie tatimore në shuma të konsiderueshme.
Aksioni po zhvillohet në tri lokacione në Ferizaj, një në Kamenicë, një në Prishtinë, dhe një lokacion në Graçanicë, përcjell KosovaPress.
Ky aksion duke u zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, gjykatën përkatëse dhe në asistim të Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
ATK-ja e Policia me aksion në dy lokacione në Prishtinë
-
Prej janarit në tetor ATK-ja ka gjetur në 17 lokacione shmangie nga tatimi me vlerë 7 milionë euro
-
Shmangia nga tatimi, bastiset një lokacion në Ferizaj
-
Tatimorët, Inteligjenca dhe Policia në aksion kundër evazionit fiskal në Ferizaj
-
Policia vazhdon aksionet për shmangie tatimi në autoparkingje