Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tatimorët, Inteligjenca dhe Policia në aksion kundër evazionit fiskal në Ferizaj

Drejtoria e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot është duke zhvilluar një aksion me ç ‘rast ka bërë bastisjen e një lokacion në qytetin e Ferizajt, transmeton KP.

Rasti në fjalë dyshohet për evazion fiskal-konkretisht për transaksione fiktive.

Administratat Tatimore e Kosovës pritet të japë informacione më të detajuara pas përfundimit të aksionit.