Kronikë

Aksion masiv i Policisë në Kodrën e Trimave në kryeqytet

Foto: Koha

Një aksion masiv policor po zhvillohet në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Burime të Koha.net kanë bërë të ditur se një numër i madh i forcave policore po zhvillojnë aksion në këtë pjesë kundër narkotikëve dhe gjithashtu, një numër i madh i forcave policore gjendet nëpër disa shtëpi.

Lajmin e këtij aksioni për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmoj se Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor, por detaje s’kemi ende. Ju njoftojmë pas përfundimit të aksionit policor”, tha ai për Koha.net.