Një aksident zinxhiror mes autobusëve që transportonin maturantët e Gjilanit ka ndodhur në Shqipëri.
Sipas dëshmisë së maturantëve, në këtë aksident ka edhe të lënduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë nxënës ka treguar për Kallxo.com se autobusët janë aksidentuar si pasojë e kyçjes së pasigurt në rrugë të një veture me tabela vendore (të Shqipërisë).
Një maturant tjetër ka treguar se në këtë aksident, që ka ndodhur dje rreth orës 11:00, ka edhe të lënduar.
Në një prononcim për Kallxo.com, ky nxënës ka treguar se ka parë autoambulancat të kenë marrë me vete së paku dy nxënëse.
Aksidenti ka ndodhur në dalje të Tiranës dhe nxënësit po shkonin drejt Shkodrës, në ditën e fundit të ekskursionit.
Në aksident, sipas dëshmisë së nxënësve, janë përfshirë tre autobusë.
Dy prej tyre, për shkak të dëmtimeve, kanë mbetur në Shqipëri. Nxënësit që ishin në këta autobusë janë shpërndarë në autobusë të tjerë dhe maturantët janë kthyer mbrëmë në Gjilan.
Kallxo.com ka bërë përpjekje për të kontaktuar Drejtorinë e Arsimit të Gjilanit, por nuk ka arritur.