Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër persona të lënduar nga rrokullisja e autobusit

Në magjistralen Gjilan-Prishtinë është vetëaksidentuar një autobus i cili po transporte udhëtarë, ku 4 persona kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani ka deklaruar se policia është duke hetuar shkaqet e vetëaksidentit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot me rreth orës 12:30 në magjistralen Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë ka ndodhur vetaksident i një autobusi i linjës Gjilan -Prishtinë. Policia e Kosovës dhe njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se janë lënduar katër persona të cilët janë duke u trajtuar në qendrën emergjente në Gjilan. Sipas raportit të mjekut janë lëndime të lehta trupore. Policia e Kosovës, Njësitet e trafikut Rajonal të Gjilanit janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit” ka thënë Hashani.

Ndërsa në Spitalin Regjional të Gjilanit ndihmë mjekësore kanë kërkuar 11 pasagjerë. Doktor Ukshin Ismajli ka thënë se pacientët janë liruar nga spitali ngase nuk kanë pësuar lëndime serioze.