Prishtinë, 11 mars –, Në rrugën Ferizaj -Prishtinë, saktësisht në fshatin Qallapek, sot rreth orës 07:00 ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin mbeti i vdekur një person (këmbësore), njoftoi Policia në Prishtinë.
Në këtë aksident ishin të përfshirë një automjet i tipit BMW X5 dhe një këmbësore, e cila nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të shkaktuara. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.
Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës (grua) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një person pasi u godit nga vetura në rrugën Ferizaj – Prishtinë
-
Një i vdekur e një i lënduar në aksident në rrugën Prishtinë - Ferizaj
-
Aksident në Ferizaj, vdiq një grua
-
Vdes një grua në një aksident rrugor në magjistralen Ferizaj-Gjilan
-
Një i vdekur, katër të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë - Ferizaj