Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të një kamioni dhe një veture, në rrugën Prishtinë-Pejë.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës e ka konfirmuar për KOHËN rastin, duke treguar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Llapushnik të Drenasit.
“Sot rreth orës 10:45, ne rr. Nacionale Prishtine-Peje ne fshatin Llapushnik, është shkaktuar një aksident trafiku, ku te përfshira kane qene një kamion dhe një automjet. Dy persona kane marr lëndime trupore, janë dërguar për trajtim mjekësore dhe pastaj janë liruar. Njësitet kompetente janë marr me rastin”, ka thënë Hoxha.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Një i lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe dy veturave në rrugën Prishtinë – Ferizaj
-
Aksident në Veternik, dy të lënduar
-
Tre të lënduar në aksidentin mes dy veturave e një kamionete në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Aksident në Llapushnik, lëndohet një person