Rreth orës 14:27 ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave në Prishtinë, me ç’rast është shkelur edhe një këmbësor, transmeton Koha.net.
Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Sot rreth orës 14:27 në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku ndërmjet dy veturave. Njëra e tipit Golf IV ngjyrë hiri, dhe tjetra Honday, të dyja me targa vendore. Në këtë rast është përfshirë edhe një këmbësor me ç’rast është dërguar në QKUK, në emergjencë”, ka thënë Hoxha për Koha.net.
Ai ka konfirmuar se njësia policore i është përgjigjur rastit menjëherë dhe në vendin e ngjarjes ka ndërmarrë veprimet e tjera ligjore në bashkërendim me njësitet tjera kompetente të trafikut rajonal.
-
Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në “Muharrem Fejza” të Prishtinës
-
Një i lënduar nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Prishtinë
-
Një këmbësor goditet nga vetura pranë objektit të Policisë në Prishtinë
-
Lëndohet këmbësori pas goditjes nga vetura në Prishtinë
-
Këmbësorja goditet nga vetura në Prishtinë