Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj.
Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi e një veture me ç’rast janë lënduar gjashtë persona, me njërin prej tyre që nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve, ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, më saktësisht në fshatin Çallapek, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture, ku lëndime kanë pësuar gjashtë persona, njeri nuk ka arritur të përballojë plagët e aksidentit dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar Ahmeti, për të shtuar se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor, ka thënë ajo.
-
Një i vdekur, katër të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë - Ferizaj
-
Vdiq një person pasi u godit nga vetura në rrugën Ferizaj – Prishtinë
-
Një i vdekur e një i lënduar në aksident në rrugën Prishtinë - Ferizaj
-
Katër të lënduar nga aksidenti mes tri veturave dhe një autobusi në Ferizaj
-
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Prishtinë