Një grua ka vdekur nga një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Ozdrim të Istogut.
Policia e Kosovës bën të ditur se aksidenti ka ndodhur dje në ora 13:47, derisa kanë qenë të përfshira dy vetura, transmeton Koha.net.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Egjiptas, pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, ndeshet me veturën tjetër. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore pësojnë dy drejtuesit dhe dy pasagjere femër K-Shqiptare dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor, ku mjeku kujdestar konstaton se njëra nga viktimat femër ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Dy të vdekur në një aksident trafiku në Istog
-
Vdes një grua në një vetaksident në Prizren, dy të tjerë lëndohen
-
Dy të vdekur nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Vdiq në QKUK burri që u aksidentua para një jave në Istog