Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident trafiku me fatalitet në Istog, një i arrestuar

Rreth orës 12:00 dje në Istog ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast ka humbur jetën një person dhe pesë të tjerë janë lënduar, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Polica thotë se në aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një autobus, transmeton Koha.net.

“Si pasojë lëndime vdekje-prurëse ka pësuar një mashkull shqiptar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa pesë pasagjerë tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në komunikatë.

PK më tutje shton se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili është dërguar në mbajtje.