Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur të enjten në Dubravë të Istogut.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, duke goditur dy vetura.
Si pasojë e goditjes me veturë një person ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, derisa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.