Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar se sot ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, kur një këmbësore është goditur për vdekje në hyrje të Shtimes.
“Në një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës 14:35 minuta në hyrje të Shtimes, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas raporteve të para, ngasësja e automjetit të udhëtarëve me targa lokale, V.SH. ( f/sh/k 37 vjeçare),e cila ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime nga pakujdesia godet këmbësoren L.V. (f/sh/k 43 vjeçare) , me ç’rast e njëjta pëson lëndime të rënda trupore”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Policia shton se, “e lënduara është dërguar fillimisht në Ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë”.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksin, ndërsa ngasësja e veturës është ndaluar për 48 orë.
-
Vdiq këmbësorja që u godit nga vetura në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
-
Vdes një 46-vjeçare pas goditjes nga vetura në rrugën Prishtinë – Ferizaj
-
Vdes një 64 vjeçare në aksident trafiku në Ferizaj
-
Vetura godet një biçiklist 30-vjeçar në Shtime, vdes në QKUK
-
Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes një këmbësore