Dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku të martën në mbrëmje në udhëkryqin afër konvikteve, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Sipas fotografive që ka siguruar KOHA, në vendin e ngjarjes është parë edhe një autoambulancë.
Nuk dihet se sa njerëz janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
KOHA ka provuar të kontaktojë me policinë, por nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të tekstit.

Artikuj të ngjashëm