Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Tiranë, një i vdekur dhe një i plagosur

Ditën e sotme, në rrugën dytësore të Vorës, drejt Doganës, janë përplasur 3 mjete, si pasojë e përplasjes, gjatë transportimit në spital ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej mjeteve.

Personi që ka ndërruar jetë, shtetasi D. K ishte rreth 30 vjeç, ndërsa shtetasi G. Z, drejtuesi i njërit prej mjeteve ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën, për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetasit D. K, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak./ Tch/