Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, dyshohet për të vdekur

Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten pasdite në rrugën Mitrovicë-Leposaviq.

Dy persona kanë mbetur të lënduar në këtë aksident midis një kamioni dhe një veture, ndërsa për njërin nga ta nuk dihet ende nëse është me shenja jete.

Zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se po e presin ekipin mjekësor ta konstatojë gjendjen.

“Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture. Dy persona janë të lënduar, nuk dihet nëse njëri ka vdekur ose jo, jemi duke i pritur ekipet mjekësore për ta konstatuar gjendjen”, ka thënë Elshani.