Një 58 vjeçar ka humbur jetën pasditen e së martës pasi u aksidentua me makinë në rrugën Rubik-Rrëshen.
“Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen mjeti autobus është përplasur me mjetin tip ‘Land Rover’ me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit i identifikuar si H. S., nga Kosova. Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në të njëjtin segment rrugor në janar të këtij viti kanë vdekur katër anëtarë të familjes Avdiaj nga Kosova me banim në Zvicër.
Artikuj të ngjashëm
-
Autobusi me targa të Kosovës godet për vdekje biçiklistin në Rrugën e Kombit
-
Zbriti nga autobusi, burri nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri
-
Një i vdekur e 4 të lënduar në aksidentin mes veturës dhe autobusit në rrugën Suharekë - Shtime
-
Aksident në rrugën Suharekë-Shtime, një i vdekur e dy të lënduar
-
Vdiq një 55-vjeçar në aksidentin në rrugën Mitrovicë – Prishtinë