Një 72-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një autobus me targa të Kosovës, në Rrugën e Kombit, ka raportuar të martën në mëngjes “tch”.
Aksidenti ka ndodhur në aksin “Rubig-Fang”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, ku autobusi me drejtim lëvizjeje “Morinë-Durrës”, me targa të Kosovës, ka përplasur të moshuarin me iniciale N. P., i cili po lëvizte me biçikletë.
72-vjeçari nga fshati Fang i Rubikut, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.
Shoferi, 60-vjeçari kosovar me iniciale E. R., është shoqëruar në Polici./Tch