Një grua 57-vjeçare ka vdekur pas një aksidenti në lagjen Veternik të Prishtinës.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur të dielën në ora 17:30, ku një automjet ka goditur viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, e më pas kjo e fundit s’ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
“Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në identifikimin e ngasësit të automjetit si dhe në ndriçimin e rrethanave të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm