Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Prishtinë, tre të lënduar rëndë

Sot rreth orës 09:30 në rrugën “Vllezrit Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të një veture në lëvizje, një veture të parkuar jashtë rrugës dhe dy këmbësorëve.

“Lëndime të rënda kanë pësuar E. B, grua e lindur më 1982, Sh. K burrë i lindur më 1969, si dhe shoferja e automjetit Pezho L.P”, ka thënë për KTV zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e trafikut e cila ka menaxhuar rastin.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës në QKUK në Prishtinë.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar zyrtarët policor që të dyshuarën ta ndalojnë për procedura të mëtutjeshme.