Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Podujevë, veturat hynë në supermarket

Një aksident trafiku ka ndodhur në Podujevë, ku janë përfshirë dy vetura. Veturat janë aksidentuar në udhëkryqin “28 Nëntori-Xhemajl Mustafa” në Podujevë ndërsa janë përplasur në një supermarket në afërsi.

Rastin për KosovaPress, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë në Podujevë, Antigona Çitaku . Sipas saj, në këtë aksident janë të lënduar dy persona, që kanë qenë në veturat e aksidentuara.

Çitaku tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa sipas saj fatmirësisht askush nuk është lënduar në pjesën e supermarketit.

Sipas zëdhënëses së Policisë janë dëmtuar vetëm pjesa ku kanë qenë të ekspozuar pemët dhe perimet.

Image