Një person ka vdekur të mërkurën pasdite në Nabergjan të Pejës si pasojë e një aksidenti.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se personi që ka vdekur ishte duke ngas biçikletën dhe ishte goditur nga një veturë.
Ai ka bërë të ditur për Koha.net se detajet për rastin do të publikohen të enjten.
Artikuj të ngjashëm