Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në fshatin Ribar i Madh në Lipjan.
Sipas njoftimit nga policia, aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e së martës, ndërsa këmbësori 59-vjeçar ka vdekur në QKUK.
Policia e Kosovës thotë se po bën ekzaminimet e duhura si dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave që sollën aksidentin.
Artikuj të ngjashëm