Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku të dielën, në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.
Policia e Kosovës i tha KOHËS se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20, në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës, ku janë përfshirë pesë vetura.
“Lëndimë trupor kanë kërkuar 5 persona dhe gjendja e tyre është raportuar të jetë stabile për momentin. Si pasojë e aksidentit është krijuar kolonë në drejtim të Prishtinës, pasi qarkullimi është realizuar vetëm në një shirit të rrugës”, i tha KOHËS zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
Sipas tij, njësitet e nevojshme policore janë marrë me rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarr në një objekt në Vragoli, raportohet për dëme materiale
-
Pesë të lënduar nga një aksident në Besi të Prishtinës
-
Disa të lënduar në një aksident mes pesë veturave në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Tre të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe katër veturave në Vragoli, dy prej tyre rëndë
-
Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë