Një person ka vdekur e një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti në mesditën e së shtunës në Baballoq të Deçanit.
Sipas një njoftimi nga policia, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
Policia bën me dije se ekipi mjekësor ka konstatuar në vend të ngjarjes vdekjen e të dyshimtit, R.D. të lindur më 1959, ndërsa viktima Rr.A., lindur më 1997, është në tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
Artikuj të ngjashëm