Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Besi të Prishtinës

Foto: Koha

Një aksident ka ndodhur në fshatin Besi të komunës së Prishtinës.

Nga pamjet që kanë dërguar lexuesit e Koha.net, shihet një motoçikletë e rrëzuar në skaj të rrugës e cila me gjasë është goditur nga një veturë.

Ende nuk ka informacion nëse dikush është lënduar.

Koha.net ka provuar të marrë informacione nga Policia por askush nga përgjegjësit e kërkuar nuk ishte i qasshëm përmes telefonit.

Image