Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksidentohet një veturë dhe një motoçikletë te “New Borni”

Një aksident trafiku ka ndodhur midis një veture dhe një motoçiklete në qendër të Prishtinës, përkatësisht te “New Borni”.

Në fotografitë e siguruara nga KOHA shihet motoçikleta e rrëzuar dhe automjeti i tipit “Opel”, që dyshohet të jetë e përfshirë në aksident.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i lënduar.

Policia ka thënë për KOHËN se nuk ka informacione për rastin. 

Image