Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten në autostradën Prishtinë-Pejë, afër fshatit Vragoli, njoftoi zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Ai i tha KOHËS se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, derisa s’është raportuar për ndonjë person të lënduar.
“Policia iu ka përgjigjur rastit dhe pas arritjes në vendin e ngjarjes është konstatuar se është shkaktuar një aksident trafiku me dëme material ku të përfshira kanë qenë një kamion dhe një veturë. Deri në këtë fazë nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës është marr me rastin sipas procedurave”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe katër veturave në Vragoli, dy prej tyre rëndë
-
Tetë vetura përfshihen në aksidentin zinxhiror në Vragoli
-
Tre të lënduar në aksidentin mes dy veturave e një kamionete në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Aksident në autostradën Prishtinë-Prizren, dy të lënduar
-
Dhjetëra të lënduar në aksident në Vragoli