Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident mes veturës dhe biçikletës në Gjakovë, vdes biçiklisti

Një 78-vjeçar biçiklist ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë mesditën e së premtes në rrugën “Faik Konica” në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka thënë për KOHËN se shkaktare e aksidentit ka qenë një grua 33-vjeçare, e cila është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq, trupi i pajetë i 78-vjeçarit i është dorëzuar familjes.