Në fshatin Poklek të Gllogocit dje ka ndodhur një aksident mes tri veturave me ç’rast janë lënduar katër persona, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:15.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes tri veturave civile. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore kanë marr dy meshkuj dhe dy femra që të gjithë K-Shqiptar. Të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetua”, thotë PK.
Artikuj të ngjashëm