Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident mes 2 veturave me 11 të lënduar në Vushtrri

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në një rrugë lokale në fshatin Studime e Epërme të Vushtrrisë. Si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur 11 persona.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, kurse të lënduarit pas tretmanit mjekësor ne QKMF Vushtrri janë liruar për në shtëpi.

Rastin e ka konfirmuar për Ksp zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.