Ka ndodhur një aksident me lëndime trupore në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren.
Sipas raportit policor, shoferi që po voziste automjetin “Seat Altea” nga “Qafa e Kishtës” në drejtim të Ambulancës Stomatologjike, në një rrugë njëkahëshe, e ky po lëvizte nga ana e kundërt, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe është rrokullisur nëpër rrugë disa herë.
Me këtë rast kanë pësuar lëndime tre persona, një veturë e parkuar është dëmtuar, ndërsa disa karrige dhe një tavolinë e një pastiçerie afër janë përplasur në një shtyllë elektrike.
Dy persona janë lënduar lehtë ndërkaq pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi, ndërsa personi i tretë ka pësuar lëndime më të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK Prishtinë.
Shoferi i dyshuar është ndaluar dhe po mbahet në masën e arrestit policor.