Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident me gjashtë të lënduar në Kovaçec, e përfshirë edhe një veturë zyrtare

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në fshatin Kovaçec, të premten.

Në mesin e automjeteve të përfshira, ka qenë edhe një veturë zyrtare e komunës së Kaçanikut, nga e cila tre zyrtarë publikë kanë marrë lëndime.

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka bërë të ditur lajmin, ndërsa ka bërë thirrje që shoferët e automjeteve të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.

“Sot gjatë ditës, në fshatin Kovaçec ka ndodhur një aksident ku është përfshirë një veturë zyrtare e komunës. Nga ky aksident kanë pësuar lendime 6 qytetarë, 3 prej tyre zyrtar publik të komunës. Pas marrjes së informacionit kam dalur në vendngjarje dhe jam interesuar nga afër për gjendjen e tyre shëndetësore. Të lënduarit po marrin trajtimin e duhur mjekësor, njëherit do t’iu mbajmë të njoftuar për gjendjen e tyre. Me këtë rast iu bëj thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në komunikacion”, ka shkruar ai në Facebook.