Një person ka vdekur në një aksident në rrugën Skenderaj - Drenas sot rreth orës 06:30.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke thënë se në aksidentin në fshatin Shtuticë janë përfshirë një furgon i tipit VW dhe një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit, ka vdekur L.R 42-vjeç.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i qendrës së mjekësisë familjare në Drenas.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia po merret me hetimin e rastit.
Artikuj të ngjashëm