Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në magjistralen Ferizaj – Shkup.
Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një shofer në mbrëmje ka humbur kontrollin e automobilit në magjistralen Ferizaj-Shkup dhe ka dalë nga rruga duke goditur objektet afër. Si pasojë një person i moshës 37-vjeçare ka vdekur, ndërsa dy të tjerë janë lënduar. Vdekja e tij është konfirmuar nga mjeku në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.