Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident i rëndë në udhëkryqin e Lipjanit, ka të lënduar

Para pak minutash në një aksident në hyrje të Lipjanit janë lënduar disa persona. Aksidenti ka ndodhur, pikërisht në udhëkryqin që e lidhë fshatin Suhadoll dhe magjistralen Prishtinë-Shtime.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës dhe të emergjencës. Në këtë aksident janë të përfshirë disa vetura dhe një automjet transportues të mallrave. Burime të Kohës brenda Policisë kanë thënë se ende nuk dihet saktësisht numri i të lënduarve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka të lënduar por ende nuk e dimë saktësisht numrin e tyre. Ekipet e Policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me trajtimin e rastit”, ka thënë shkurt ky burim.

{gallery}