Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë persona lëndohen nga aksidenti në rrugën Lipjan-Shtime

Shiriti-Policia

Foto: Ilustrim

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore pas përplasjes së dy automjeteve, mbrëmjen e së enjtes.

Në rrugën Lipjan-Shtime ka ndodhur aksidenti mes tyre, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00, në rrugën Lipjan -Shtime, ka ndodhur një aksident i komunikacionit në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 5 persona. Me rastin po merren hetuesit policorë nga njësiti i trafikut”, tha Flora Ahmeti për Kohën.

Top of Form