Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident i rëndë në Tiranë: Makina përplas për vdekje 14-vjeçarin me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Farkë pasditen e kësaj të diele.

Sipas informacioneve paraprake të dhëna nga policia, mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbuluar më tepër rreth rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme./TCH