Një 82-vjeçare ka vdekur të enjten si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për KOHËN se vetura në të cilën gjendeshin katër persona, ka dalë nga rruga duke rënë në një përrua skaj rruge.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo82-vjeçarja si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur pasi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Sot, më 06.08.2020 rreth orës 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident). Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan (në fshatin Mramor). Njësitet policore të Stacionit Policor Graçanicë dhe të trafiku i janë përgjigjur njoftimit. Ato, në vend-ngjarje kanë hasur një veturë të dalë nga rruga dhe të rënë në një përrua skaj rruge. Në veturë kanë qenë katër persona të cilët janë dërguar me njësitet e urgjencës për në QKUK. Mësohet se një grua e moshës 82 vjeçare, sipas konstatimit të mjekëve, si pasojë e lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.