Një person ka vdekur të mërkurën në fshatin Bellopojë të Istogut pasi duke ecur në trotuar është goditur nga një automjet.
Raportohet se lëndime kanë pësuar edhe dy ngasës të automjeteve.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit një mashkull kosovar- këmbësor, i cili kishte qenë në trotuar ishte goditë nga njëri automjet dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Lëndime trupore kanë pësuar edhe dy ngasësit e automjeteve të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Me vendim të prokurorit dy ngasësve iu është lëshuar vendimi mbi ndalimin policor, ku njëri prej tyre gjendet në spital nën mbikëqyrje të policisë, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.