Kronikë

Aksident i rëndë në Gjilan, vdes një 19-vjeçar

Foto: Koha / ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në dalje të fshatit Uglar në Gjilan.

Policia nga ky rajon, sot përmes një komunikate për media njofton se ka vdekur një shtetas i Kosovës i lindur në vitin 2000.

19-vjeçi, dyshohet se ishte duke vozitur në shpejtësi të madhe.

“Nga hetimet e para dyshohet se vetura e tipit Opel Vectra me targa 06 duke lëvizur nga Fshati Uglar në drejtim të Gjilanit, me të arritur në dalje të fshatit, dyshohet se duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës kthesë në të djathtë kalon në shiritin e majtë qarkullues dhe ndeshet me Veturën e tipit Mercedez me targa KS e cila ishte duke lëvizur nga drejtimi i kundërt”, thuhet në raportin policor, përcjell Koha.net.

Më këtë rast, sipas Policisë, shkaktohet aksidenti ku si pasojë e lëndimeve, vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës (viti i lindje 2000), i veturës Veturës Mercedez, humb jetën.

“Lëndime trupore marrin vozitësi i veturës Vektra dhe dy pasagjerët e veturës Mercedes, të cilët me urgjencë janë bartë në spitalin rajonal në Gjilan. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili urdhëron që trupi i viktimës dërgohet ne IML- Prishtinë për Obduksion. Rasti mbetet nën hetime”, përfundon njoftimi.